Aktet e PD gjatë marshimit, ministrja Koçiu: Sulm ndaj stabilitetit të vendit! Sali Berisha po merr peng Shqipërinë

Ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu ka reaguar sërish pas akteve të dhunës në protestën e sotme të Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar protestën e Berishës një sulm të hapur ndaj stabilitetit të vendit. Teksa ka paralajmëruar agresorët për një përgjigje të fortë, Koçiu ka thënë gjithashtu se sulmi në vilën e Enver Hoxhës, ku kishte edhe njerëz brenda, tregon degradimin e plotë të lëvizjes së Berishës.

Postimi i plotë i Albana Koçiut:

U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maskat ranë përfundimisht. Sot u shfaq hapur dhe pa asnjë dritëhije objektivi i vetëm i Sali Berishës dhe familjes së tij: mbajtja peng e Shqipërisë për llogaritë e tyre personale. Ajo që pamë në rrugët e Tiranës nuk ishte një protestë demokratike, por një shfaqje e pastër e një sjelljeje antikombëtare dhe anti-shqiptare, ku interesi personal i një individi dhe i familjes së tij vendoset mbi qetësinë dhe sigurinë e një populli të tërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk është më aksion politik, por një sulm i hapur ndaj stabilitetit të vendit. Shqipëria, qytetarët e këtij vendi dhe jeta e përditshme e këtij kombi nuk mund të mbeten peng i një tufe banditësh të armatosur me molotovë, që kërkojnë të shkaktojnë kaos dhe terror. Në çmendurinë e tyre, ata nuk kursyen as artin, duke goditur një rezidencë ku ndodheshin artistë të huaj, një akt që tregon degradimin e plotë të një lëvizjeje që nuk njeh asnjë vlerë njerëzore.

Ky sulm ndaj interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë është i paprecedentë dhe nuk do të tolerohet. Po aq e vendosur dhe e paprecedentë do të jetë edhe përgjigjja institucionale, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe të ardhmes europiane të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?