“Blindohen” disa qytete. Mbi 100 të shoqëruar, mes tyre edhe biznesmenë
Operacion i madh gjatë natës në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan e Berat, me dhjetëra persona të shoqeruar në polici, mes të cilëve edhe disa biznesmenë.
‘News 24’ raporton se ka qenë nje aksion i befasishëm i policisë, ndërkohë që deri në mëngjes raportohet se janë shoqëruar mbi 100 persona.
Te shoqëruarit janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur pika ku luheshin lloto gjatë viteve të fundit.
Mësohet se opercioni është shoqëruar me sekuestrim të pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, në të cilat ka pasur dyshime se zhvilloheshin në mënyrë të fshehtë lojëra të ndryshme të fatit.
Nuk ka ende detaje dhe të dhena zyrtare lidhur me bilancin e këtij aksioni.