Bllokohen fruta-perimet në kufi, Panariti: Maqedonia, “luftë tregtare”

 

"Kjo është një “luftë tregtare” e vërtetë, që nuk duhet të ndodhë më".

Kështu e cilësoi sot ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, faktin se prodhimet bujqësore shqiptare po bllokohen nga pala maqedonase në pikën kufitare të Bllacës, me argumentin e certifikatave jo të rregullta fitosanitare. Duke i cilësuar kësisoj të vështira marrëdhëniet sa u takon shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Maqedoni.

Sipas Panaritit, kjo është një situatë e përsëritur nga autoritetet doganore të shtetit fqinj, si pasojë e së cilës janë penalizuar prodhuesit shqiptarë dhe asnjëherë nuk janë marrë masat e duhura.

 

SHKARKO APP