Blushi flet për Metën në Kuvend: I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreut të partisë, Ilir Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. ”Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut”,-tha Blushi.
Pjesë nga fjala
Mohimi i së drejtës, lirisë së fjalës, mohimi për t’u takuar me familjarët, me drejtuesit e Partisë që ai drejton, në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një shkelje flagrante e Konventës së të drejtave të njeriut.
Beteja për Metën, është beteje për lirinë e çdo shqiptari që sot vetëm fizikisht nuk ndodhet në burgjet e Edi Ramës. Një element që nuk duhet harruar është fakti se për të instaluar këtë regjim represiv dhe kriminal, një kontribut të madh ka Ramaforma, e cila shkatërroi reformën në drejtësi…
Zoti ministër, të kërkoj në emër të Partisë së Lirisë, të reagosh ndaj sjelljes kriminale që po ndodh ndaj kreut të PL-së, liderit të forcës së dytë opozitarë ne vend. Kjo është thirrje që buron nga e drejta jonë dhe e drejta dhe liritë e çdo shqiptari. Jepini fund sjelljes kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

