Blushi me deklaratë të fortë: Rama sot është këtu, shpresoj që Braçe të dalë gjallë

Pas përfundimit të diskutimeve për reformën territoriale në Kuvend, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, duke këmbëngulur që debati për “Territorian” të mbetet në qendër të seancës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ndal edhe te protestat e opozitës dhe hedhja e vezëve, duke deklaruar se një nga rezultatet e tyre ishte prania e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit. Blushi ironizoi paraqitjen e Ramës, ndërsa më pas iu referua edhe deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka shprehur kundërshtime ndaj propozimit për reformën territoriale.

“Uroj që Erion Braçe të dalë gjallë nga salla ku është marrë peng tani nga Edi Rama”, deklaroi Blushi. Ai argumentoi se diskutimet e tjera të parashikuara në seancë nuk mund të zëvendësojnë debatin mbi “Territorialen”, duke kërkuar që mazhoranca të fokusohet te kjo çështje. “Përveçse Edi Rama të bindë Erion Braçen, nuk ka asnjë vlerë”, tha kreu i grupit të Partisë së Lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?