Boçi: Duhet të bashkohemi për rrëzimin e regjimit të Ramës

Sfida kryesore e opozitës është bashkimi, thotë nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, sipas të cilit ky bashkim u la përgjysmë pas zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Sali Berishës për unitet, si brenda PD-së ashtu edhe me partitë e tjera opozitare. Boçi thekson se regjimi nuk ikën më dorëheqje, por me aksion opozitar dhe bashkim të të gjitha forcave politike nga Shehaj te Lapaj, si edhe duke pasur në krah qytetarët.

”Një regjim nuk ikën me dorëheqje, nuk ikën sepse ka çështje juridike. Çdo gjë duhet të shndërrohet në aksion politik, aksion të përbashkët me të gjithë forcat opozitare. Qytetarët janë një hap para partive politike. e dëshmuan dhe kërkojnë qartazi që opozita të jetë e bashkuar. Qytetari është atje në shesh. Patjetër që në shumicën e tij është me Partinë Demokratike.

Duhen dhe qytetarë të tjerë dhe ata 100 që janë te Shehaj dhe ata 20, 30 që janë te Lapaj. Po dhe të tjerë që ndoshta sot janë skeptikë dhe na shohin nga distanca. Por këtë mesazh të bashkimit që e dhanë qytetarët ne duhet ta konkretizojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Berisha i është drejtuar sërish forcave opozitare që të bëhemi bashkë sepse tek e fundit i rëndësishëm në këtë pikë është qëllimi. Jo diferencat emocionale apo qofshin dhe të karakterit siç e interpretojnë disa të karakterit ideologjik. Sepse sot të rrëzosh një regjim nuk ke nevojë për ideologji. Sot ke nevojë për qëndresë dhe për pasur në krah qytetarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?