Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Boçi: Përgjimi i publikuar nga Ahmetaj duhet të kishte sjellë arrestime, SPAK të nisë hetimin

Lajme E martë, 8 Shtator 2026 16:11
Boçi: Përgjimi i publikuar nga Ahmetaj duhet të kishte sjellë arrestime, SPAK të nisë hetimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka kërkuar reagimin e SPAK pas publikimit të një përgjimi të prezantuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Boçi pretendon se në përgjim ngrihen akuza për lidhje mes zyrtarëve të lartë, kompanive private dhe trafikut të armëve, duke përmendur ndër të tjera KAYO dhe TIMAK Defence. Sipas tij, SPAK duhet të sekuestrojë materialet, të nisë hetimin dhe të marrë në pyetje personat e përmendur në përgjim. Boçi akuzoi qeverinë Rama për kapjen e institucioneve dhe përsëriti kërkesën e opozitës për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.

Deklarata e plotë

Përgjimi i publikuar në SyriTV nga nr. 2 i ‘Qeverisë Rama 2’, Arben Ahmetaj, duhet të kishte shkaktuar një tërmet arrestimesh, që sot, nga SPAK. Shqiptarët dhe organet hetimore mësuan dje, nga përgjimet e organeve ligjzbatuese të vendeve partnere, se Edi Rama e ka gjetur shpejt zëvendësuesin e Ergys Agasit për të koordinuar me krimin e organizuar, siç e pranon koordinatori i ri, ‘për punët e pista të qeverisë’. Tutori i ri, që do të kujdeset për trafikun e armëve, tenderat, burimet natyrore dhe energjetike, si dhe financat e ‘familjes Rama’, është Ron Yeffet, nëpërmjet kompanisë KAYO dhe kompanisë tjetër nënkontraktore Timak Defence.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

‘TIMAK Defence ka 14 punonjës, me një kosto prej 140 mijë eurosh në vit. Kjo kompani ka bërë vetëm 240 mijë lekë pajisje ushtarake. Kapitali i TIMAK Defence është negativ, pra Ron Yeffet nuk ka investuar asgjë, por ka futur tubin në buxhetin e shtetit për të thithur paratë e shqiptarëve. Ka marrë vetëm një tender prej 3.1 milionë eurosh dhe nuk ka investuar asgjë’. Ky është denoncimi i ish zv/Kryeministrit Ahmetaj, dhe siç figuron në QKB, Timak Defence zotërohet 80% nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca, ndërsa 20% nga shteti shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përgjimet e zbardhura del qartë se si, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s ngre një kompani e cila merr armë të trafikuara nga kontrabandistët në Afrikë, u ndryshon stampën në Shqipëri, me qëllim që t’ua shesë vendeve antare të NATO-s. Ahmetaj denoncoi se, për llogari të Ron Yeffet dhe trafikut të armëve, po grabitet Delvina.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 3 minutash
Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Para 55 minutash
Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Para 57 minutash

Ahmetaj denoncoi se takimet bëheshin nga Rama dhe koordinoheshin nga Yeffet, ndërsa më pas çdo gjë mbyllej me firmën e ministrit Nufi, ose ‘Ermal Raketës’. Sipas Ahmetajt, i njëjti koncept si ai i KAYO-s po tentohet të shtrihet edhe në shëndetësi, me anë të një izraelit tjetër, Sani Sanilevic. Për këtë qëllim u shkarkua edhe Evis Sala, e cila, sipas Ahmetajt, nuk pranoi të firmoste skemën e re të vjedhjes.

Që mbrëmë pas intervistës, në një shtet serioz do të kishin kërcitur dyert dhe prangat. Sot duhet të ishin sekuestruar materialet, duhej të kishte filluar hetimi dhe duhej thirrur për t’u marrë në pyetje Kryeministri, Nufi i raketave dhe të gjithë personat që dalin në përgjimin e publikuar gjatë intervistës së Ahmetajt. Por, cka nuk ka ndodhur në katër intervista të mëparshme plot me akuza, pista, prova të ish-zv/ kryeministrit, mos prisni të ndodhë as në të pestën.

Partia Demokratike denoncon dhe ngre alarmin, së pari për rënien e shtetit në duar të një familjeje të krimit, tashmë me tentakula dhe synime ndërkombëtare.Ky kthim i një shteti që qeveris një vend anëtar të NATO në strukturë krimi nuk është më një alarm vetëm për Shqipërinë, por për aleatët, strukturat e sigurisë, institucionet e tyre dhe standardet e BE. Nëse SPAK nuk vepron për të kapur dhe hetuar personazhet kryesorë të përgjimit në fjalë, dëshmon se është kapur përfundimisht nga Rama dhe rrjeti i interesave të tij.

Edi Rama nuk ka lëvizje tjetër dhe as ‘ngjarje të madhe’ që duhet të krijojë para 15 shtatorit. E vetmja ‘ngjarje e madhe’ është dorëheqja e tij, siç përsërisin prej 100 netësh mijera protestues, poshtë dhe përreth zyrës së tij. Vetëm një qeveri teknike që përgatit terrenin e zgjedhjeve të lira, një kërkesë e protestës e shpëton Shqipërinë. Humnera ku po e çon Rama me nënkontraktorët e tij, shqiptarë dhe të huaj, të krimit të organizuar, duhet shmangur dhe kjo është detyrë kombëtare e gjithsecilit, pavarësisht bindjeve dhe partive. Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë e gatshme, ashtu si më 1991, për ta udhëhequr ripërtëritjen e vetes dhe Shqipërisë, dhe për ta rrëzuar edhe këtë diktatoruc hajdut me maskë artisti progresist. Koha nuk pret.

Etiketat e lidhura

AhmetajBoçirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 3 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 4 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 12 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 14 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.