Bode: Buxheti e paketa fiskale 2015 zhysin ekonominë në recension

Alarmin e jep ish ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode i cili në studion e Ora News, pak orë pasi në kuvend u miratua buxheti, tha se buxheti i qeverisë së Edi Ramës është ndërtuar mbi politika jo reale. Bazuar mbi llogari Bode rrëzon pretedentimin e Ramës se taksat nuk rriten ndërsa vlerëson shenjat e ekonomisë nuk janë aspak optimiste.

“Ne gjykojmë se tërësisht buxheti vijon të hartohet me politika që nuk kanë përputhje me realitetin dhe zhysin ekonominë drejt honeve të recensionit sesa ndihmojnë qytetarët” tha Bode. Ish ministri i Financave hedh poshtë deklaratën e Ramës se nuk janë rritur taksat. “Në dy vite është rritur me 400 milionë dollarë efekti i rritjes së taksave për të njëjtin nivel të prodhimit për 2013, pra qytetarët e biznesit do të paguajë 400 milonë dollarë më shumë. 92% e shtesës së taksave do të vijnë nga qytetarët. Pra duhet që ata të punojnë 7 muaj për qeverinë e 5 muaj për veten e tyre” u shpreh Bode në një intervistë për Ora News.

SHKARKO APP