Bode: Rritja e re e taksave për vitin 2015, barrë mbi shqiptarët

Ky ka qenë qëndrimi i shprehur sot publikisht nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas të cilit, qeveria rriti progresivisht taksat në të gjitha llojet e tyre.

“Pas rritjes me 50% të taksës mbi korporatat vitin e kaluar, në projektbuxhetin e vitit 2015 rritet edhe tatimi  mbi dividentin nga 10-15%, ose me një efekt rritje prej 10 milion dollarësh. Rriten taksat mbi depozitat, nga 10 ne 15%, që ka një efekt prej 12 milionë dollarësh.  Rritet taksa mbi qeratë, nga 10 ne 15% duke synuar që prej kësaj take, në buxhetin e shtetit të arkëtohen edhe 10 milionë dollarë shtesë. Dhe po ashtu, rritet taska mbi çdo të ardhur tjetër nga 10 në 15%. Vetëm prej kësaj takse qeveria synon të marrë 28 milionë dollarë. Nëse i shohim, të gjitha taskat mbi të ardhurat, taksat mbi korporatat, taksat mbi biznesin rriten në nivelin 15%. Një masë e tillë e bën vendin tonë vendin me taksat më të larta, duke humbur çdo avantazh konkurues me vendet e tjera të rajonit, të cilat vijojnë që këtë nivel taksash ta kenë në masën 9-10-11%. Përjashtim këtu bën Serbia e cila këtë nivel taksash e ka në 15%”, sqaroi ai.

Duke shtuar se qeveria nuk ndalon vetëm tek këto taksa, pasi në projektbuxhetin e vitit 2015 rriten edhe taksa të tjera mbi konsumatorin dhe biznesin, siç është taksa e qarkullimit të automjeteve automjeteve mbi karburantet dhe akciza mbi duhanin.

“Taksa e qarkullimit të automjeteve për të dytin vit radhazi rritet duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së me 24 lekë për litër duke e rritur me 4 herë në 2 vite nivelin e kësaj takse. Për secilën prej 340 mijë familjeve do të jetë një taksë e re për 2015 për të paktën 1.5 milion lëke të vjetra në vit.

Këto janë nga 95% të familjeve që gjoja do të paguanin më pak taksa nën taksën progresive të qeverisë Rama”, përfundoi Bode.

SHKARKO APP