Bojkot të Parlamentit? Tabaku: Betejë në disa fronte! Analizë brenda PD-së për zgjedhjet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për aksionet që do të ndërmarrë opozita. Ajo thotë se nuk pati bojkot të komisioneve të hënën, por ishte thirrur mbledhja e grupit. Sipas saj, nuk do të ketë as bojkot të parlamentit, sepse siç shtoi ajo, aty do të kërkojnë llogari për qytetarët.

”Më vjen keq se ka perceptim të gabuar. Nuk ka pasur bojkot, ditën e hënë, deputetët nuk shkuan në nbledhje për shkak të mbledhjes së grupit. Nuk ka bojkot të komisioneve dhe as të parlamentit. Nuk na pëlqen parlamenti, as përbërja e parlamentit dhe as nuk reflekton vullnetin e zgjedhësve, por është një institucion që duhet përdorur në maksimum. por duhet përdorur në maksimum. Besoj fort edhe te debate, njerëzit kanë nevojë për transparencë, kanë nevojë edhe duke kërkuar llogari dhe duke dhënë alternativë dhe parlamenti ështe platformë e mirë për ta bërë këtë”, tha Tabaku.

Duke u ndalur te protesta e thirrur të hënën pra kryeministrisë paralelisht me Kuvendin, ajo tha se do të mbajnë paralelisht disa aktivitete.  Për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki që u mbajtën më 9 nëntor, ajo teksa tha se treguan pamje të shëmtuar të demokracisë, po shtoi edhe se do të bëjnë një analizë brenda PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jem paralelisht disa aktivitete që do zhvillohen por Berisha theksoi se nuk do të ketë bojkot të parlamentit. Opozita do të luajë rolin e saj atje. Por kjo do të shkojë paralelisht me protestë, me aksione të tjera politike. Vendimi të hënën është se opozita do të bëjë betejën e saj paralelisht në disa fronte. Parlamenti është një, protestat, parlamenti i qytetarëve do të vazhdojë. Edhe një tur, diskutim me qytetarët, takime me grupet e interesit për buxhetin, shoqëruar me propozime konkrete kur buxheti diskutohet nen për nen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?