“Bonaparti” dhe zgjedhjet e 2015-ës
Nga Irfan Rama
Këto ditë po shikoj e dëgjoj që po përflitet në televizione e në gazeta për njerëz të ndryshëm që mund të vendosen në kandidatura për kryetarë bashkish e komunash nga parti e grupime të ndryshme politike, nga e majta dhe e djathta. Përflitet për figura të ndryshme publike të njohura në Tiranë, qytete e qarqe të Shqipërisë. Një televizion po citonte këtë apo atë person, apo personalitet sipas kutit të partive të përfjalosur në këto ditë në dhomat e fshehta të partive e grupeve politike. Ky e ai kryetar bashkie apo komune, kryetar degësh partish rrethesh me flokë, gjysëmflokë, me thinja e pa thinja, flokërruar e “kaubojsa”, fytyrë ëmbla e të egra, deputetë, ish-deputetë, specialistë të ditur e të paditur ose gjysëm të ditur, teknokratë me zë e “teknokratë”, biznesmenë e parelinj të mëdhenj të folur e përfolur nga njerëzit nën zë e me zë të lartë, nga prokuroria e jo prokuroria, shtypi etj. Me fakte e pa “fakte”, të lyrosur, gjysmë të lyrosur e të palyrosur, të ndershëm e të pandershëm. Me grataçiele e pa grataçiele, me biznese me motra, vëllezër e fisni, të deklaruar e të padeklaruar. Shkurt me përjashtime të rralla, nuk pashë fytyra të reja 30, 40, 50 apo 60 e kusur, të padukura, të ndershme, të ditura e të kulturuara, të përkushtuara, ekonomistë me emër e të specializuar jashtë, profesorë apo doktorë të lauruar në perëndim të mësuar me rregullat e mosprekjes së kuletës së shtetit, apo shqiptarë të ndershëm e me vizion të papërlyer as me studentët në universitete, njerëz të kulturës e dijetarë që punojnë non stop, për qytetarët nga mëngjesi e deri natën vonë e jo në bizneset e përdukshme si drita e Hënës – që edhe Homeri verbëtar po të ngrihej nga vdekturina do t’i përkuptonte vetëm me nuhatje – e të padukshme. Edhe politika ka, por shumë ka jopolitika. Apo politika është në Plan të Parë?! PO! Edhe pastrues +e, duhet të jesh me testë partie! Papartistat janë reaksionarët e pluripartitizmit!!!
Napoleon Bonaparti dhe bujqit
Në veprën e pestë të Fan Stian Nolit (këtij gjiganti të kulturës shqiptare e botërore, njeriut të shqipërimit të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit etj, të “Armikut të Popullit”, të Studimit të Skënderbeut apo studimit të shkëlqyer “Bethoveni e Revolucioni Freng” – që përmori aq shumë lëvdata nga njerëz shumë të shquar të kulturës botërore – poeti brilant e eseisti i përkorë sarkazismik…), në faqen 280, në të shkrojturën me titull : “Këshilla për shkrimtarët e rinj”, që e mëshoi para studentëve në Boston, thotë: “Tema ime sot është si u bëra shkrimtar. Disa nga ju mund të pyesin pse zgjodha një temë që nuk hyn këtu. Po jua them arsyen. Disa nga ju mund të bëhen shkrimtarë. Një herë e pyetën Napoleonin për disa bujq që po punonin tokën: “Si mendoni, a kanë ndopak ambicje këta njerëz?” – Napoleoni u përgjigj kështu: “Ju nuk mund ta imagjinoni se sa shumë Napoleonë janë duke punuar tokën në fermë. Ata s’kanë pasur rast të bëhen Napoleonë. Ata mund të ishin bërë Napoleonë më të mirë sesa jam unë”.
Fytyra europiane e zgjedhjeve 2015
Kisha Shën Shtjefni në Blinisht të Lezhës e ndërtuar 723 vjet më parë nga ekspertë francezë të kohës- e vetmja e stilit romanikogotik në Shqipëri – është duke u shembur dhe shyqyr që do rregullohet përgjatë 2015. Lumenjtë Vjosa, Shkumbini, Drinos në jug e pranë mesit të Shqipërisë rrëfyen dhëmbët e helikopterë, lundra, sula ,njerëz pranë mbytësimit, njerëz në strukuni e fytyra drithmadhe e pak shpresuese nga përmbytjet e shtëpive, mbjellurinave e bagëtive syçkova plot. Kataklizmo! Njëzet e katër vjet që shuhen e rrëmbehen para në lumë! Shqiptarë, romë e egjyptianë të shumtë pa shpresë që vetëm tentojnë ikjen nga ky vend. Me çdo çmim e mjet. Nga Rinasi, Podgorica, Shkupi, Athina, Zagrepi, Beogradi… për Gjermani, Britani e Madhe, Francë, Zvicër, SHBA e ku të mundin. Ikin, kthehen, rinisen, rimbrapshtohen e rishtazi harbojnë energji për arratisje. Po, po, arratisje. Sepse kur ikin dhe fshihen që perendimorët mos t’i kapin, arrati është! Parlamenti shkepet nga të sharat me rroc e koc e madamat parti përngrehen nëpër tëvëra. Sërish me fjalor në dorë! A kanë mend këto politikanë? Kjo do të jetë fytyra europiane e zgjedhjeve 2015 në Shqipëri? E dëgjova sot këngën legjendare të Rock Star-it, Gentjan Haxhia dhe “Djemve të Detit”: “Mos qaj për vdekjen O Njeri!