Bordi i Paqes, Osmani pas takimit me Trump: Edi Rama ishte i ftuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një lidhje me ”Top Story” u pyet pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes.

Osmani tha se kryeministri Edi Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent.

”Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të ftuarit e parë si shtet themelues. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Pse nuk ka arritur të udhëtojë kryeministri, besoj duhet të pyesni atë sepse orët e fundit nuk është se kemi komunikuar, por e di që ka qenë i ftuar”, tha Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kryeministri Rama priti vajzën e Presidentit Trump për projektin më të madh që do realizohet në Shqipëri, 1.4 miliardë dollarë nga çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?