Bordi i Paqes, Rama flet për UÇK-në: Të bëjmë diçka, Thaçi u arrestua nga prokurori që përndoqi edhe presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, duke përmendur situatën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama tha se gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia kishin qenë më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe, duke shtuar se një moment kyç ishte bllokimi i udhëtimit të presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Trump.

”Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt shtëpisë së bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror Jack Smith që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3528 (71.9%)
Jo 1378 (28.1%)

Vota totale: 4906