Bordi vendosi çminin 203 lekë, reagon Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale për çmimin e naftës
Bordi i Transparencës njoftoi një ditë më parë se nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se 203 lekë/litri. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Konfindustria, e cila ka shprehur mbështetjen për vendimin e qeverisë nëpërmjet Bordit të Transparencës, por shprehet se duhet të ulet barra fiskale për çmimin e naftës.
Deklarata e plotë:
Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik. Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulta, që tregon qartësisht për hapësirat e gjera të spekulimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikëqyrjes së tregut strategjik të karburanteve.
Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që bashkë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të Transparencës për parandalimin e spekulimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:
-Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit
– Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikqyrës
– Rishikimin e ndërtimit të sotëm në drejtimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregti me shumicë dhe pakicë
– Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

