Borë në qarkun e Kukësit, prefekti Baji: Rrugët kombëtare janë të qarkullueshme
Viti i ri ka nisur me probleme. Qarku i Kukësit është përfshirë nga bora në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave. Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji për për ATSH-në sesi është situata.
”I gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme”.
I gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç njësisë administrative Margegaj, Lekbibaj dhe fshati Berishë, njësia administrative Bytyç bashkia Tropojë.
Sipas tij, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës. Prefekti Baji i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët për shkak të ngricave në rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

