Borë pas Ditës së Verës (FOTO)

Dimri duket se dashka të qëndrojë gjatë këtë vit. Pavarësisht Ditës së Verës që dje e festuam.

Kështu, në Dardhë të Korçës bora ka arritur trashësinë 30 cm. Ndërsa reshjet e borës janë të pranishme kudo në lartësitë mbi 700 metra, ku trashësia varion nga 10-30 cm.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Dhe kush dëshiron turizëm malor me borë i ka akoma mundësitë edhe në mars.

 

SHKARKO APP