Borxhet, biznesit i shlyhen 3.8 miliardë lekë të gjyqeve

­ Ministria e Financave ka lëvruar këstin e radhës për zërin “Detyrime të prapambetura”. Deri dje Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.19 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

Burime zyrtare nga financat bëjnë të ditur se në zërin ‘Investimet publike’ janë alokuar 5.7 miliardë lekë dhe në zërin ‘Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime’ janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë.

Për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë. Ndërsa në zërin “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, për të cilat janë paguar rreth 1.6 miliardë lekë. Për “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Mësohet se procesi i shlyerjes së detyrimeve të mësipërme është duke u monitoruar ditë pas dite nga Ministria e Financave, në mënyrë që të parandalohet çdo pengesë dhe vështirësi në kryerjen në kohë dhe sa më shpejt të këtij procesi. Pagesat po kryhen në kuadër të Strategjisë së Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura dhe të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë mësohet se në kuadër të zbatimit të VKM­së nr. 50, datë 05.02.2014 Ministria e Financave ka vijuar punën për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

SHKARKO APP