Bosi i mafias ruse, seks me aktivisten e të drejtave të njeriut në qeli

Një shef i mafies ruse dhe një aktiviste e të drejtave të njeriut u kapën duke bërë seks në qelinë e burgut, pasi krerët e burgut kishin vendosur kamera të fshehta.

I akuzuari për krime dhe vajza bionde u zbuluan, pasi ajo vizitoi të pandehurin për të parë nëse ishte trajtuar mirë në burg. Drejtorët e burgjeve instaluan kamera pasi nisën dyshimet, kur takimet mes tyre po bëheshin më të shpeshta seç duhej.

Videoja tregon momentin kur gruaja pasi hyn në qeli, nis të zhvishet për të bërë seks me kriminelin e paidentifikuar për mediat, në burgun e ndodhur në Sverdlovsk Oblast në Rusi.

Takimi, i cili besohet të ketë ndodhur në prill, ngjalli zemërimin e shoqërisë pas publikimit në mediat lokale, raporton “Daily Mail”. Sipas raportimeve mësohet se, aktivistja ishte një vizitore e rregullt e burgut, derisa kjo video u shfaq.

Njerëzit u ankuan se krimineli, i cili u dënua për lidhjet e tij me krimin e organizuar, po bën një jetë të rehatshme në burg, ndryshe nga kushtet e të burgosurve të tjerë, me krevat druri, me karrige, me tavolinë për kafen dhe piktura në mur.

Një zyrtar i burgut tha: "U vu re se seancat e tyre të këshillimit, zgjasnin më shumë se zakonisht”.

SHKARKO APP