Bota e ngrirë, borë e akull gjithandej (FOTO)

Në këto ditë të ftohta, ku pothuajse gjithçka ka ngrirë dhe është zbardhur nga bora, këto foto na përcjellin disa momente në disa shtete të ndryshme sesi bora ka mbushur përditshmërinë e njerëzve. Një ide e The Atlantic, për të sjellë fotot më të mira përgjatë një jave, ku fare mirë dallojnë nga profesionalizmi për të fiksuar momentin.

Në foto më poshtë do të shihni sesi një qen nxit kalin, i cili rrëshqet në rrugën me akull, në Bjellorusi, më 21 janar, 2016.
Një ndeshje futbolli me dëborë gjatë Kampionatin skocez në stadiumin Ibrox Glasgow në Skoci, më 16 janar, 2016.
Një grua e cila ka fotografuar kryqin, i cili ka ngrirë i gjithi dhe kjo foto vjen nga Gjermani, më 21 janar.

Një alpinist i lidhur me litar,i cili është duke zbritur nga një mal i mbuluar me akull në Cedar Falls, Iowa, më 17 janar.
Besimtarët ortodoksë zhytet në ujin të akullt në lumin Dnipro gjatë kremtimit të Epifanisë në Kiev, Ukrainë, më 19 janar, 2016. Besimtarët ortodoksë festojnë festën e Epifanisë më 19 janar, dhe tradicionalisht lahet në lumenj dhe pellgje me akuj, për tu pastruar me ujë, i cili konsiderohet si një ditë e shenjtë.

Një majmun i egër në japoni, njohur si një “majmun bore”, në Nagano Japoni më 18 janar.
Kristale akulli kanë mbuluar petalet e një trëndafil më 18 janar, 2016, në Këln, Gjermani.
Akull në statujën e Place de la Concorde në një ditë të ftohtë të dimrit në Paris, Francë, më 20 janar.

R.Shtylla

bora bora1 bora2 bora3 bora5 bora6 bora7 bora 8

SHKARKO APP