Bozdo: Qeveria pa masa ndaj rritjes së çmimeve, Rama përpiqet të kalojë situatën me batuta

Pas protestës të së dielës, këtë të hënë Partia Demokratike u rikthye në Foltoren para Kryeministrisë. Deputeti i PD-së, Enno Bozdo  ka akuzuar qeverinë për mungesë reagimi ndaj rritjes së çmimeve, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Bozdo deklaroi se rritja e çmimeve, veçanërisht në javët e fundit, po ndjehet nga të gjithë qytetarët, ndërsa vendet e tjera të Europës dhe rajonit po ndërmarrin masa konkrete për të mbështetur ekonominë dhe familjet. ”Sot e vuajmë të gjithë rritjen e çmimeve. Çdo ditë dëgjojmë se si qeveritë europiane miratojnë paketa ndihme për qytetarët e tyre. Ndërsa në Tiranë nuk ndodh asgjë, vetëm një tallje e madhe”,-u shpreh ai.

Deputeti kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për mungesë vendimmarrjeje dhe masa konkrete. Sipas tij, qeveria nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për situatën dhe nuk ka ndërhyrë për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve. Duke u ndalur te çmimi i karburanteve, Bozdo u shpreh se Shqipëria ka një nga ngarkesat më të larta fiskale në Europë për naftën, duke shtuar se rreth 60% e çmimit të saj përbëhet nga taksat që i rikthehen qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?