Braçe i ashpër në Kuvend: Dua pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë!

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka folur në Kuvend lidhur me problematikën në qendrat shëndetësore në periudhën kur gripi sezonal është në kulm.

Braçe ka kërkuar pyetje përgjigje me ministren e Shëndetësisël lidhur me këtë problematikë.

“Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministren e Shëndetësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim, Se po hyjmë në majin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?” tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?