FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla, opozitës: Ju presim deri në darkë të shohim çfarë mendje keni për reformën territoriale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se socialistët do të presin deri në darkë për një përgjigje në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

“Çfarë thoni në darkë, nuk e thoni në mëngjes. Doli ky zotëria, pyeta ChatGPT-n ta kuptoja, se ishte e vështirë ta kuptoja. Ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit, këtë ma shpjeguan edhe miq që ndihmojnë në komunikim. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje, çoheni dy veta. Ka një rregull organizativ, që çohet njëri. Në rast se na thoni: “Shiko, ne do të vijmë”, jo po historia me kryetar e bashkëkryetar. Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, ju ka lënë Luli pas shkolle. Ne po ju themi: nëse ju vini, nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Na thoni deri në darkë, se keni mendime të tjera. Edhe kismet vendosim deri atëherë”, tha Balla në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?