Braçe në Fier: U bëra dhe unë si Luli, jo se nuk kam çfarë them por …

Erjon Braçe, kandidati i parë për deputet në listën e Partisë Socialiste në Fier, ishte i pranishëm sot me kryeministrin Edi Rama në fshatin Krutje në një kënd fjale me disa fermerë.

Pas vlerësimeve që mori nga parafolësi, Braçe pak i ngjirur, ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“U bëra dhe unë si Luli, jo se s’kam ça them por se na keni futur në një borxh të madh sot. Kisha menduar t’ju thosha disa gjëra, që edhe i kemi diskutuar përgjatë këtyre javëve. Kam vënë re punën e fermerëve këtu. Jam mahnitur,” tha Braçe.

Deputeti i Partisë Socialiste, gjithashtu tha se bujqësia do të jetë në fokusin kryesor të qeverisë në mandatin e radhës.

“Puna juaj duhet të jetë themeli i shtetit shqiptar, i republikës që kemi. Për punën e secilit prej jush, do bëjmë betejën e jetës, bashkë me Kryeministrin. Ne do të merremi me bujqësinë se ka një potencial të pazhvilluar,” tha deputeti socialist.

 

SHKARKO APP