Braçe: Nuk do të ketë çmim të energjisë elektrike mbi 10 lek/kWh, Berisha gënjen

“Berisha e mori energjinë me 4.5 lek/kWh nga ne dhe çoi në 7.7 lek dhe përtej saj, me 9 lek/kWh. Ky është trendi i këtij “luftëtari” të madh me çmimin e energjisë elektrike,  tha Braçe. Është e vërtetë se nuk e rriti çmimin e energjisë në 2012-2013, por nuk ua mori shqiptarëve paratë direkt në faturë, por përmes taksimit të përgjithshëm, duke e mbajtur kosto të drejtpërdrejtë në buxhet dhe duke rënduar mbi KESH-in. Berisha e mori energjinë prej nesh me 4.5 lek për 250 kWh. E hoqi fashën në vitin 2006 dhe e bëri çmimin 7 lek/kWh. E riktheu fashën me 7.7lek/kWh dhe përtej saj, me 13.5 lek/kWh.

Kjo është e vërteta e çmimit të këtij njeriu, që e shkatërroi atë sistem, për të cilin ne sot po paguajmë këtë kosto. Berisha gënjen kur thotë se çmimi do të shkojë në 12.5 lekë, por nuk do të ketë çmim mbi 10 lek/kWh,” – theksoi Braçe. – “ Për detajet, pyesni ERE-n, por unë ju them se ska asnjë arsye të bëhet mbi 10 lek/kWh.

SHKARKO APP