Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…
Është zhvilluar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë mes deputetit Erion Braçes dhe deputetit Agron Shehaj.
Agron Shehaj kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi ia ktheu duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit.
Pjesë nga debati:
Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.
Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.
Shehaj: E ç’do të thotë kjo?
Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.
Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet.
Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.
Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: “Kush ka ardhur më shumë do flasë më shumë”. Mos e bëni këtë komision më qesharak se ç’është.
Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…
Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.
Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!
Shehaj: Qetësohu.
Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?
KOHA JONË SONDAZH

