Braçe uron ish-deputetin e PD për detyrën e re: Dua që t’i hysh e t’i dalësh në fund, ja meraku që kam
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka uruar ish-deputetin e PD-së, Dashnor Sulën për detyrën e re, atë të Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku postoi një fotografi të ish-deputetit me pras në duar, Braçe e këshilloi Sulën që të mos përdorë gjobën si alternativë të parë kundër bizneseve.
Postimi i plotë
Urime, Dash!
Punë të mbarë! Sinqerisht!
Dua shumë t’i hysh dhe t’i dalësh në fund, ashtu siç e parashikon ligji:
GJOBA NUK ËSHTË ALTERNATIVA E PARË!
Po e bëre këtë, ia ke dalë!
Ndërkohë, një merak e kam:
Kush do të flasë për fshatin tani? Ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja edhe unë. Tani kush do të flasë? Është humbje e madhe për fshatin, Dash! Mendoje edhe këtë!
KOHA JONË SONDAZH

