Brad Pitt vjen ndryshe në “War Machine”
Këtë herë Brad Pitt do të marrë pjesë në filmin më të ri të titulluar “War Machine” me një pamje krejt ndryshe. Aktori 52 -vjeçar është parë në rrugët e Parisit teksa xhirohej filmi, i veshur me uniformë ushtarake dhe flokë ngjyrë argjendi duke i dhënë pamjes së tij një ngjashmëri të plotë me Anderson Cooper, personazhin të cilin do interpretojë.
Filmi është bazuar në librin best-seller Operatori: Historia e frikshme dhe e egër mbi luftën mes Amerikës dhe Afghanistani-t të shkrimtarit Michael Hastings. Ai pritet të kthehet përsëri në Los Anxheles në ndarjen e çmimeve “Oskar” në fund të muajit shkurt.