Braho në krye të SPAK, Ambasada e Gjermanisë: I urojmë suksese në detyrën ambicioze
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar për zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye të SPAK-ut. Në një mesazh të publikuar në Facebook, theksohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbajti një proces transparent të zgjedhjes.
“Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodjan Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.
I uroj shumë sukses Klodjan Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
KOHA JONË SONDAZH

