Brazili mund Meksikën dhe kalon në çerekfinalen e Kupës së Botës (VIDEO)

Brazili ka siguruar një biletë për në çerekfinale, teksa ka fituar pastër 2-0 ndaj Meksikës. Dueli i luajtur në stadiumin “Samara Kosmos Arena” nisi në mënyrën më të mirë për Meksikën, që u shfaq disa herë rrezikshëm me anë të kundërsulmeve. Lozano dhe Chcharito Hernandez vendosën në vështirësi mbrojtjen braziliane, ndërkohë që Herrera nuk arriti që të godiste në një mundësi shumë të mirë që pati në hyrje të zonës. Në krahun tjetër Brazili u shfaq për herë të parë rrezikshëm në minutën e 25-të me Neymarin. Brazilianët shtua presionin, teksa Ochoa ndali edhe Gabriel Jesus në minutën e 33-të.

Brazili e nisi në sulm pjesën e dytë, teksa u shpërblye menjëherë në minutën e 50-të. Willian futet mjaft mirë në mbrojtjen e “Selecaos” duke dhënë një pasim shumë të bukur për Neymar, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Skuadra e Tites merr zemër nga goli, duke humbur disa mundësi të tjera shënimi me Neymar, Coutinho dhe Willian që u ndalën nga një super Ochoa. Në momentin kur pritej një reagim i meksikanëve, erdhi dhe goli i dytë nga Brazili dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Neymar me një aksion të bukur nga e djathta, pason në zonë për Firminon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. /Koha Jonë/

SHKARKO APP