“Brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit”, Spiropali: Holanda mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit sot në Hagë nga Ministri i Jashtëm holandez David van Weel, në një takim me fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë europian të Shqipërisë.

Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm David van Weel, të cilin e falenderova për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5, i cili përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si dy aleatë të NATO-s, Tirana dhe Haga do të jenë qendra të bashkëpunimit dhe shkëmbimit për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në vendin tonë në 2027“, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?