Brigitte Bardot – Një ikonë ndërroi jetë
Në kulmin e karrierës Brigitte Bardot ishte personi më i fotografuar i kohës së saj. Tani aktorja e famshme franceze ndërroi jetë moshën 91 vjeçare.
Brigitte Bardot simboli i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku. Presidenti francez Emmanuel Macron e nderoi Bardot si “një legjendë të shekullit”. Ajo mishëroi një jetë të lirë, shkroi Macron në platformën X.
Brigitte Bardot, e njohur si “B.B.”, u bë e famshme botërisht në vitin 1956 me filmin “Dhe Zoti krijoi gruan”. Bardot, bëri emër me më shumë se 50 filma dhe punoi me regjisorë si Jean-Luc Godard dhe Louis Malle.
Bardot, e cila konsiderohej personi më i fotografuar i kohës së saj në mesin e viteve 1970, pothuajse në moshën 40 vjeç, Bardot u tërhoq nga aktrimi dhe u vendos në Saint-Tropez në Rivierën Franceze.
Për dekada të tëra, ajo ia kushtoi veten mirëqenies së kafshëve, por gjithashtu tërhoqi edhe kritika. Brigitte Bardot e transformoi pronën e saj, La Madrague, në një strehë për kafshët edhe rrallë shfaqej në publik. Famën e saj ajo e përdori për vetëdijësim kundër keqtrajtimit të kafshëve në mbarë botën. Kur u bë një zë i së djathtës ekstreme franceze ajo tërhoqi kritika: “Shoqëria franceze nuk po zhvillohet në drejtimin e duhur, prandaj jam konservatore”, tha ajo. “Më pëlqen shumë Marine Le Pen”, tha Bardot për politikanen e njohur të ekstremit të djathtë.
KOHA JONË SONDAZH

