Britani, pretendenti për kryeministër pranon: Kam qenë përdorues kokaine
Michael Gove, kandidat për lidershipin konservator në Britaninë e Madhe ka pranuar publikisht se ka qenë përdorues kokaine 20 vite më parë.
Gove theksoi se ndihet shumë i penduar për këtë dhe kërkon që gabimi i së shkuarës të mos pengojë garën e tij për drejtimin e qeverisë dhe Partisë Konservatore.
Sekretari britanik për Mjedisin shtoi se ka marrë drogë në disa evente sociale gjatë kohës që ka punuar si gazetar, por prej shumë vitesh është “i pastër”.
Anëtarët e Partisë Konservatore do të votojnë për të zgjedhur liderin e ri pasi Theresa May dha dorëheqjen nga postet që mbante. Kryeministri i ri pritet të zgjidhet në fund të muajit korrik dhe Gove është një nga kandidatët pretendent.