Britania promovon Shqipërinë, tur 1.000 euro për 7 netë

Agjencia e njohur turistike britanike “Voyages Jules Verne” (VJV) i është rikthyer promovimit të Shqipërisë pas një ndërprerjeje gati 20-vjeçare.

Kështu, ajo ka hartuar një paketë turistike, një tur klasik siç e konsideron, ku pagesa për 7 netë qëndrim është 750 paund (988 euro) për person. Ndërsa nisja bëhet nga aeroporti Gatwick.

“Sot, infrastruktura turistike është përmirësuar. Për fat të mirë mbetet ende një vend i paeksploruar, i cili ofron shumë thesare.

Edhe pse Shqipëria është pjesë e Gadishullit Ballkanik, tërheqja ndaj saj vjen për shkak të izolimit që ka pasur nga pjesa tjetër e rajonit. Zonat bregdetare janë tërheqëse po kështu edhe malet. Në të mund të gjeni fortifikimet e tipit osman, vendbanime prehistorike, kështjella të lashta, manastire, xhami etj.

Periudha ilire është tejet tërheqëse dhe mbi të mund të mësoni më shumë nëse vizitoni muzeun e Apollonisë “, shkruan agjencia britanike e cila i fton turistët që të ndjekin një itinerar që parashikon ndalesa në pesë qytete, ndërsa të cilat dy pasuri që mbrohen nga UNESCO .

Qëndrimi:

Durrës – 1 natë
Saranda – 2 netë
Gjirokastra – 1 natë
Berat – 1 natë
Tirana – 2 netë

SHKARKO APP