Brunilda Mersini: “Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin e Vlorës”

Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, u shpreh se do të vijojë me përkushtim dhe ndjeshmëri ndaj qytetarëve të Vlorës.

“E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS-së”, tha Mersini pas shpalljes së rezultatit.

Ajo theksoi se pjesëmarrja në votime prodhoi një fitore të qartë, duke nënvizuar se çdo rezultat kërkon analizë, por mbi të gjitha rëndësi ka angazhimi për qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mersini shprehu respekt për dy kandidatët e pavarur që morën pjesë në garë, duke i cilësuar si bashkëqytetarë me të cilët mund të bashkëpunojë në të ardhmen.

“Gjithmonë gara është garë. Kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?