BSH: Asnjë panik, bankat tona janë në rregull

 

Banka e Shqipërisë, publikoi sot raportin e stabilitetit financiar për gjysmën e parë të vitit, ku konfirmoi se sistemi bankar në Shqipëri, është i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar për të mbështetur rritjen ekonomike.

“Sistemi bankar ka kaluar me sukses provat e rezistencës. Edhe në supozimet për skenarë të rënduar, parametrat e kapitalizimit dhe likuiditetit sistemit do të ngeleshin brenda kërkesave minimale rregullatore”, -citon raporti, i cili nënvizon gjithashtu se “rritja ekonomike do të vijojë me të njëjtat ritme si në gjysmën e parë të vitit. Inflacioni pritet në rritje në linjë me zhvillimin ne eurozonë, si dhe me zgjerim kërkese”.

Sipas BSH-së, një hap pozitiv është proçesi i fshirjes së kredisë me probleme, e cila për individët është ulur në 14.3%, nga 16.5% që ishte më parë dhe për biznesin është ulur me 5% duke arritur vlerat e 23%.

SHKARKO APP