BSH: Rritet huaja për “bukën e përditshme”

35% e familjeve marrin hua për konsum të përditshëm

 

Familjet shqiptare po marrin më shumë hua se më parë, për mbijetesë. Sipas raportit të fundit të Bankes së Shqipërisë, familjet kanë rritur huanë për konsumin e mallrave të përditshëm, 35 % të tyre që morën për konsum në gjysmën e parë të vitit. Banka ka intervistuar një kampionin rastësor prej 1,200 familjesh, në zona rurale e urbane. Sipas anketës, një e treta e të intervistuarve kane hua per te paguar, nivel ky lehtësisht më i ulët se gjashtëmujori i mëparshëm, por gjithsesi më i lartë se një vit më parë.

Në 43% të rasteve familjet huamarrëse u janë drejtuar burimeve formale të financimit si banka dhe institucione jobankare, ndërsa në 57% të rasteve marrin borxh në tregun e zi apo tek të afërmit.  Financimi informal është pak më i ulët krahasuar me më parë.

Tre janë qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum 35% e rasteve të huamarrjes, blerje/riparim prone (31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve).

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të kredisë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar uljen e normës së ponderuar të kredisë për individët.

Në lidhje me aftësinë paguese, vlerësohet një përmirësim i lehtë i aftësisë paguese në terma vjetorë dhe gjashtëmujorë, ndërsa pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit janë më optimiste.

Kërkesa për kredi mbetet e dobët, por mundësia për të marrë hua, është rritur lehtësisht në 6 muajt e fundit të vlerësuar. /ABC News/

SHKARKO APP