BSH ul sërish normën e interesit për Lekun, e çon 1.75%

 

Banka Qendrore ka vendosur të ndërhyjë sërish për uljen e norëms bazë të interesit duke e çuar në minimumin historik.

Kështu, pas vendimit më të fundit të BSH, norma bazë e interesit u ul me 0.25 %, duke prekur nivelin prej 1.75%.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, i cili mori në shqyrtim politikën 3-mujore monetare.

Kjo është ulja e 14-të radhazi që i bëhet normës së interesit.

SHKARKO APP