Bujar Pata,  një vlerë e vertetë e qytetarisë

Homazh përintelektualin shumëdimensional, profesionistin politeknik,  mjaftë i thelluar në njohuritë për minierat

Nga Halil RAMA/ Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit,inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.

Ai  lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unlike i kreu në Zerqan ku dallohej për zgjuarësinë e tij dhe përfundoi me rezultate të shkëlqyera.Shkollën  e mesme e kreu nëPoliteknikumin “7 Nëntori”, ku përsëri mbaroi me rezultate të shkëlqyera, degën e minierave. Në politeknikum e donin Bujarin pasi ishte i urtë, i sjellshëm dhe i dashur me shokët.Ai gjithkuj i bënte respektin që i takonte.

Filloi menjëherë punën si teknik miniere në Bulqizë, ku shpalosi çdo ditë aftësitë e tij në kryerjen e detyrave deri në vitin 1965, kur nisi studimet në UT, në fakultetin e minierave.Edhe këtu ai u shqua si student i përkushtuar për të arritur rezultate të shkëlqyera. Gjithashtu ai kishte marrëdhënie shumë të afërta me shokët studentë dhe me pedagogët që e vlerësonin si një ndër specialistët e rinj që do të jepte kontribut të rëndësishëm në zbatimin e teknologjive të reja në nxjerrjen e mineraleve nga nëntoka.

Biri i një familje me tradita e emër të mirë, ku gjenden të kombinuara mençuria, bujaria, fisnikëria e zemërgjerësia, do t’i mishëronte e perfeksiononte ato gjatë gjithë karrires së tij prej afro pesë dekadash.

I porsadiplomuar inxhinier minierash, ai fillon punën në vitin 1970 në minierën e kromit në Bulqizë, ku afirmoi veten si specialist rezultativ në personelin inxhiniero teknik të kësaj ndërmarrje, që në atë kohë ishte bërë miniera më e madhe në Shqipëri.

Rezultatet e suksesshme në punë shpejtë sollën dhe vlerësime për guximin e rrallë, qëndrimin heroik, të pa lodhur në punë dhe në kujdesin e mirëmbajtjen e mekankikës së minierës. Autori i dhjetra projketeve për modernizimin e minierës më të madhe të kromit në vend, drejtuesi i talentuar, miku më i shtrenjtë i minatorëve, nderohej gjithnjë prej tyre.

Në vitin 1973 Bujar Pata emrohet Kryeinxhinier nëMinierën e Kromit në Bulqizë, ku drejtoi për shumë vite.

Krahas punës ai ushtroi edhe detyrën e mësuesit të lëndëve profesionale nëShkollën e Mesme tëMinierave në Bulqizë.Gjithashtu ai ishte këshilluesi më i besuar në mbledhjet e personelit inxhiniero-teknik.Fjala e tij dëgjohej me vemendje në frontet e prodhimit ku haseshin vështirësi të mëdha në zbatimin e rregullave të prodhimit të mineralit në frontet e thella të puseve dhe traverbangjeve të ndërtuara për hapjen e minierës në të gjithë masivin, tashmë të vërtetuar të kromit.

Ishte një profesionist politeknik dhe mjaftë i thelluar në njohuritë për minierat. Dallohej për projektimin e fronteve të thellësive, në kushtet e infrastrukturës mizerabile të kohës dhe gjithnjëia dilte të korrte susksese.

KARRIERA NË NGJITJE E NJË INTELEKTUALI SHUMËDIMENSIONAL

Bujar Pata, ky intelektual shumëdimensional do të kishte një karrierë gjithnjë në ngjitje.

Në vitin 1981 Bujari emrohet drejtor i kësaj miniere, por ai mbeti gjithnjë ashtu, i thjeshtë e i dashur me shokët dhe llogjik në trajtimin e problemeve deri në zgjidhjene plotë të tyre. Në këto vite u rrit me shpejtësi mekanizimi e modernizimi i minierës duke zbatuar në minierë teknollogji që i përgjigjeshin realizimit të planit të prodhimit e të kërkimitdhe futjes në funksion të fronteve të reja të nxjerrjes së kromit. Në këtë minierë u hapën rreth 18km galeri, puse, furnele e rampa dhe u nxorrën rreth 20 milion ton kromi, duke qenë një faktor i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.

Në vitin 1984,  Bujarin e emrojnëSekretar tëParë të Komitetit të Partisë së Rajonit të Bulqizës. Edhe këtu ai ruajti po ato tipare të thjeshtësisë e të komunikimit me drejtues, minatorë e qytetarë që qanin hallet e tyre të punës e të jetës.Pas një viti përsëri Ai kthehet kryeinxhinier në në minierë ku shifrat e realizimit të planit të prodhimit kishin arritur në nivelin e një përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Në vitin 1989 Bujari emrohet Sekretar në Komitetin e Partisë në Peshkopi.Në këtë kohë ai pati edhe probleme shëndetësore me zemrën që i kaloi me sukses.

Në mars 1991 ai zgjidhet deputet i Kuvendit Popullor deri në marsin e vitit 1992. Aty ai dha kontributin e tij nëKomisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Pas vitit 1992 ai filloi punë përsëri në minierën e Bulqizës në repartin e cilësisë.

Nga viti 1998 deri 2001 kur doli në pension punoi specialist në Albkrom në Tiranë.

40 VITE KONTRIBUT SI SPECIALIST DHE DREJTUES I MINIERËS

Në vitin 2003 ai ngre zërin e tij në shtyp për gjëndjen e gjigantit të kromit të Bulqizës, ku paralajmëron vështirësitë e mëdha që sjell keqmenaxhimi i kësaj miniere.Kështu Ishte një profesionist politeknik dhe mjaftë i thelluar në njohuritë për minierat.

Larg klisheve e slloganeve përçarëse, edhe në këto vite ai iu përkushtua profesionit, duke bërë më të mirën e mundshme.

Ishte një profesionist politeknik dhe mjaftë i thelluar në njohuritë për minierat ku ai mbajti mbi vete përgjegjësi të mëdha.Kështu kontributi i Bujar Patës si specialist dhe drejtues arriti në 40 vite ku ai mbajti mbi vete përgjegjësi të mëdha.Gjithmonë ishte nje burrë me shpirt të jashtzakonshem, simbol i nëpunësit të drejtë e të përkushtuar, inxhinjeri pasionant i minierave të kromit shqiptar, njeriut shumë të dashur për të gjithë minatorët dhe popullin e Bulqizës dhe një vlerë e vertetë e qytetarisë.

Bujar Pata ishte mjaftë dinamik, në lëvizje e kërkim të pasosur njohurish dhe vlerash.Ai ishte shumë i lidhur me punën dhe mjaft i shoqërueshëm; lexonte e shkruante, fliste bukur në takime e festa.Në Bibliotekën familjare i gjeje të gjitha librat shqip të kohës si dhe koleksionet me revistat përparimtare.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë, në vitin 2005 i dha inxhinierit Bujar Pata titullin: “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në 40 vite si specialist dhe drejtues, që mbajti mbi vete përgjegjësi të mëdha për ecurinë e prodhimit të mineralit të kromit në minierën e Bulqizës.

Gjithëky aktivitet i dendur e mjaftë produktiv i një personaliteti me përmasa shumëdimensionale si Bujar Pata, na bën të hulumtojmë më shumë rreth jetës dhe produktit që ai l ë pas, në të mirë të shoqërisë dhe të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Bulqizës dhe krejt Dibrës. Në realitetin e kohës që jetoi Bujar Pata përpiqej gjithnjë të ishte në harmoni me vetveten dhe ky ka qenë orientimi më i mirë i tij, orientim drejt lirisë së qënies dhe gjykimit të pandikuar. Pikërisht një orientim i tillë do ta çonte atë në kufijtë maksimalë të cilësimit si një individ i veçantë.

PROMOVUES I VLERAVE QYTETARE

Bujar Pata kultivoi dhe promovoi vlera qytetare, që në etapa dhe forma të ndryshme, në ecjen e njerëzve me kohën e për kohën, nëpërmjet kontributit të tyre modest dhe historik, kanë komunikuar dhe vazhdojnë të komunikojnë, mesazhe modeste e komplekse, dialogimin e së kaluarës, qartësinë e së tashmes dhe udhën e së ardhmes, ndjenja të shpallura këto, për të kuptuar vazhdimësinë e jetës, krenarisë, dhe përjetësisë…, vlera që sigurojnë identitetin e qytetarisë dhe inteligjencës dibrane.

Lajmi i trishtë se një nga personalitetet më të shquara dibrane, Bujar Pata u nda nga jeta, u prit me dhimbje e dëshpërim të thellë nga familja, bashkëshortja e fëmijët, nga të afërmit dhe miqtë e shumtë, jo vetëm në Bulqizë e Dibër, por në gjithë Shqipërinë, veçmas nga ata që kanë patur fatin ta njohin, ta kenë mik dhe koleg. Ata shprehën ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre në rrjetet sociale e shtypin shqiptar. Në një bisedë ngushëlluese telefonike që pata me djalin e tij, mikun e kolegun shembullor, gazetarin e talentuar, Ylli Pata, përpos kërshërisë sime për të ditur më shumë rreth babait të tij, ndjeva dhimbjen e thellë, respektin dhe një moment homazhi, malli, mungese, dhimbje, dashurie dhe admirimi, për njeriun që e pati pjesë të jetës së tij për 30 vjet, duke e vlerësuar edhe si një tribun promovues dhe përcjellës të vlerave njerëzore dhe qytetare.

Me ndarjen e tij nga jeta, Bulqiza humbi një inxhinier të talentuar e qytetar shembullor, familja e shoqëria ndahen me të shtrenjtin e tyre.

U prehtë ne paqe shoku dhe miku ynë i paharruar Bujar Pata, dheu qoftë i lehtë për të.

SHKARKO APP