Bukuroshja Luana Vjollca e mbuluar me shami në Turqi

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, ku është duke kaluar disa ditë pushimi në qytetin e Stambollit.

Përmes rrjeteve sociale bukuroshja e ekraneve shqiptare ka zbuluar për fansat se ka vizituar shumë vende të këtij qyteti, të cilat i kanë lënë mbresa këngëtares.

Luana gjithashtu ka vizituar edhe të famshmen “Xhaminë e Kaltër”, e cila është njëkohësisht një nga xhamitë më të vjetra, dhe më të mëdha në Stamboll.

Gjatë vizitës në këtë vend Luana është dashur që të mbulohet me shami, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe motra e saj e madhe Marina, kur e ka vizituar këtë vend disa muaj më parë.

 

SHKARKO APP