Bunk’Art dhe Bunk’Real në Pashaliman
Gëzim Llojdia*
Bunk’art-ky labirinth misterioz i nëndheshëm, për mote të tëra i heshtur në zemër të kryeqendrës shqiptare. Silueta e tij është zbuluar. Asgjëkund syri, nuk të ndesh një labirint si ky kaq të veçantë, që të tundon me pamjen e tij, formën, larg çdo përfytyrimi, pyetja kureshtare zgjon kërshëri: Por kush e ngriti, me çfarë sakrificash dhe me ç’mjete, po përse? Çfarë enigme mbart ky monument i pagojë, dëshmitar i heshtur i kohës tonë!
4 vite më parë, një projekt i këtillë zuri fill edhe në jug. Pashalimani, pozicionohet në gjirin e Vlorës, gji detar i njohur dhe më i madh në jug të vendit. Gjiri i Vlorës 19 km i gjatw dhe 16 km i gjerë. Brenda kësaj setreje, gjendet ishulli vendit. Në Pashaliman, aktualisht bazë detare në Gjirin e Vlorës, aty nga viti 2010 u jetësua projekti më i madh historik. Ngritja e 3 muzeve të përfshira në projektin: “Kompleksi muzeal i Pashalimanit”. Muzeu arkeologjik , Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu i Marinës.
Ccfarë filli do ti lidhte vecc të tre? Orikumi është një qytet në udhën drejt jugut. Qyteti antik aktualisht rrënojat e pakta, gjithsej rreth 5 ha strehohen në bazën detare të Pashalimanit, në kodrën e Palokastrës. Përpara ka lagunën ku gjenden disa rrënoja brenda saj, dhe në jug të lagunës nekropoli në vendin quajtur: Sheshi i Gorricave. Muzeu i parë dhe më i hershmi do të ishte ai arkeologjik. Në këtë gji gjendet qyteti i lashtë i Orikut. Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari. Sterja ndahet me rripin e tokës dhe kodrën e Palokastrës.
Muzeu Nr. 2 ku ishte rikonstruksion i godinave ekzistuese të bazës ushtarake për muzeun e Luftës së ftohtë. Godinat kanë shërbyer si objekte për ushtrinë shqiptare në vitet e Luftës së Ftohtë. Hyrja ka mbetur origjinale si në kohën kur ekzistonte dhe një pamje origjinale,që na shfaq filmi: “Ballë për ballë”. Muzeu i Marinës do të vendosej në pjesën midis detit dhe lagunës. Një detyrë projektimin është realizuar madje është miratuar hapja e kanalit të futjes së anijeve. Kuadrati i vendosjes se nëndetëses dhe te gjithë llojet e anijeve si dhe një bankinë betoni.
Kompleksi muzeal i Pashalimanit do të përbënte atraksionin më të parë në Ballkan, për muze të kësaj natyre, si dhe do të priste, do të përcillte mijëra vizitorw, që kanë kërshërinë të njohin historinë e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, duke filluar me kohët e antikitetit ku gjenden ende gjurmët me teatrin e Orikut përtej mjegullave, për të përshkruar historinë e Luftës së Ftohtë si dhe mjetet luftarake detare, që i shërbyen asaj periudhe. Mirëpo siç ngjet në këtë vend, historitë fillojnë kështu ngre ditën, prish natën. Projekti arkeologjik, ndërtimi i muzeut, rikonstruksion i objekteve, hapja e rrugëve, etj, kërkonin njw shifër deri nw 6 milionw euro. Kështu gjithë kështjella, çuditërisht u rrëzua, mbeti vetëm projekti. Nëse Bunk-Art në kryeqendër është i vetmi, këtu në jug, nuk arriti të finalizohej një projekt i ngjashëm bashkëkohor me emrin: Kompleksi muzeal i Pashalimanit.
*Ms. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve. Autori ka drejtuar parqet arkeologjike Amantia Orikum.