Burg deri në 10 vjet, biznesi çon ligjin në Kushtetuese
Ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat përfshijnë gjithsej 14 nene të reja me dënime deri në 10 vite burg ndaj biznesit për shkelje të legjislacionit tatimor, tashmë gjenden në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Dhe kjo, falë depozitimit të një ankimimi të posaçëm nga përfaqësuesit e sipërmarrjes së lirë, pas atij të kryer pak kohë më parë lidhur me ndryshimet e Procedurave Tatimore, ose të ashtuquajturat “supergjoba”.
***
Ja ç’parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal:
Tregtimi i mallrave të ndaluara, burg deri në 10 vite
Kontrabanda e akcizës 7-10 vite burg
Deklarimi i rreme 7-10 vjet burg
Kontrabanda doganë 7-10 vite burg
Kontrabanda e veprave të artit deri në 10 vite burg
Mashtrimi me origjinën deri 7-10 vjet burg
Tregtimi i mallrave kontrabandë 3 vjet -10 burg
Ruajtja e mallrave kontrabandë, 3-10 vjet burg
Falsifikimi i vulave doganore, 3-5 vjet burg
Dalja nga zona doganore pa leje, burg 5-7 vjet
Kontrabanda nga pilotët dhe kapitenët, 5-10 vjet burg
Mosregjistrim në tatime, deri 3 vjet burg
Nuk vjelin taksat, tatimorët 7 vite burg
Ilaçe të falsifikuara, 6 muaj-5 vjet burg
Abuzimi me karburantet, 5 vjet burg.