Bursa e Tiranës, një “show room “ institucional

Nga Ilir Kaduku-  Shqetesimi im si qytetar dhe si ish-themelues i Burses qendron ne faktin se deri ku do jete limiti i talljes se shtetit shqiptar me qytetaret e tij. Nisur nga keto, mendoj te bej nje analize te gjendjes dhe te mundohem te jap alternativa per zgjidhje :  nje nga arsyet themelore te gjendjes ne te cilat ndodhet ekonomia eshte informaliteti i biznesit qe aktualisht ka permasa te frikshme. Mendoj se informaliteti nuk eshte vetem nje shqetesim per te siguruar te ardhura buxhetore, por dhe nje problem i madh per funksionimin e tregut te kapitaleve. Mosfunksionimi i ketij tregu dhe burses eshte pasoje e zhvillimit ekonomik te vendit, por mbi te gjitha e nivelit te larte te informalitetit. Ne sens ka nje keqinterpretim me dashje te konceptit “treg kapitalesh“.

Duke dashur t’i largohem trajtimit akademik, thjesht mund t’a trajtojme si nje menyre te shperndarjes dhe rishperndarjes se kapitalit, (lexo pasuri) shteterore. Te majtet shqiptare, te cilet nga pikepamja e pasurise personale (lexo hajduterise personale), aktualisht jane dhe me te djathte se te djathtet franceze, e dine mire se ne kete menyre eshte operuar me mjaft sukses ne Ceki, Poloni, etj. Sic eshte mesuar te veproje propaganda e ashtuquajtur socialiste, cdo operacion ekonomik i realizuar nga qeverisja demokratike eshte i gabuar. Bazuar ne raportet e FMN – se, Bankes Botetore dhe nga literatura ekonomike bashkekohore rezulton se sistemi i letrave me vlere i perdorur ne Shqiperi eshte konsideruar si me efikasi nga pikepamja e kohe perdorimit, opsioneve te shumta te perdorimit (sistem universal), mjaft kompleks dhe fleksibel persa i perket thjeshtesise, prakticitetit te kodifikimit dhe liberal ne raport me individin.. Per mosfunksionimin efikas te tregut te kapitaleve, personalisht si nje ekonomist part-time, kam opinionin qe demokratet duhet t’a kerkojne te keqen tek vetja. Elemente te korruptuar me nje te kaluar te zymte korruptive komuniste vazhduan te drejtonin ne pika kyce ne institucione teper te rendesishme edhe gjate periudhes se qeverisjes demokratike. Te mbeshtetur nga kasta e vjeter komuniste dhe nga elemente korruptive te infiltruar brenda qeverisjes demokratike arriten te penetronin dhe te ishin konsulentet, regjizoret dhe aktoret e gjithe skemes se keqfunksionimit te burses. Pavaresisht demagogjine qe kane perdorur “kokat“ e sistemit bankar e financiar, mjaft i paqarte ka qene dhe eshte per publikun pozicionimi i sakte i Bankes Qendrore. Ketu nuk e kam fjalen per “ bemat “ historike te Shokut Shpetim Zylo Cani, aktualisht i shkarkuar dhe i riinstaluar me stazh partie prane Parlamentit Shqiptar.

Hedh perseri syte nga faqja qesharake e internetit te Burses se Tiranes. Me stilin e ”Zerit te Popullit” trumbetohet si nje ”fitorje mbi fitorjet” listimi i kompanise se pare shqiptare ne Bursen e Tiranes. I keshilloj “shoket qendrore“ qe te heqin dore nga tullumbace te tilla. Duhet te behen te ndergjegjshem dhe te arrijne te kuptojne se nuk behet fjale per hapjen e nje kazinoje por per Bursen, elementin kyc te ekonomise se tregut, pikenisjen e nderhyrjes se rregullatorit kapital ne jeten ekonomike te vendit. Duhet kuptuar sinqerisht se nuk mund te kete firma te listuara ne burse kur nuk deklarohen me pare bilancet kontabel dhe te ardhurat reale dhe si rezultat nuk mund te kete vlere aksioni. Per te kuptuar se ku jemi me bursen, po i referohem vetem nje fakti : bursa e Maqedonise eshte themeluar me 26 Mars 1996 (ne nje kohe me Bursen e Tiranes). Ne vitin 2000 kishte 14 kompani te listuara, ndersa aktualisht  ka 96. Nuk eshte objekt i diskutimit tim vleresimi historik, ekonomik, social e politik i Maqedonise  por besoj se cdo kush eshte i pergjegjeshem dhe sensibel kur i  kupton diferencat. E thene shqip, shteti maqedonas po lufton per identitetin e emrit te shtetit te tyre, por te mos harrojme se ata kane arritur te ndertojne institucione reale financiare dhe bankare. Personalisht si ekonomist part-time qe jam, mendoj se para se te jesh shkencetar, politikan, pasanik eshte e udhes te jesh patriot. Jemi te ndergjegjshem se nuk duhet mendojme utopira per te arritur NASDAQ, Bursen e Londres, Frankfurtit apo te New Yorkut, por te pakten te jemi te nje niveli me fqinjet dhe te pranueshem ne tregun financiar nderkombetar..Eshte per te ardhur keq qe mundin dhe djersen e mijra emigranteve tane t’a kthejne ne perfitime kolosale bursat e huaja. Firma apo individe shqiptare jane kliente te bursave te huaja duke blere aksione ne keto bursa si nje forme per te investuar kursimet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi deshmitare se mjaft biznesmene te suksesshem shqiptar jane partnere te firmave te mirenjohura te cilat jane te listuara ne bursat e huaja. Konstatohet me mjaft deshperim se vete shteti nuk eshte i interesuar qe biznesi te jete transparent. Eshte evident fakti se bursa eshte vendi ku vetem bizneset transparente do te benin te mundur funksionimin e nje tregu eficent dhe te optimizuar per tregun e kapitaleve dhe instrumentat variabel financiar vendas dhe te huaj,  duke bere te mundur integrimin ne platformen e perbashket europiane te tregtimit per titujt dhe instrumentat financiare. Po ne kete kuader realizohet mundesia e biznesit, qe te siguroje kapitale pa qene nevoja te marrin borxh neper banka dhe mbi te gjitha te bejne te njohura bizneset e tyre perpara publikut.  Investimi ne tregun e kapitaleve, aktualisht rezulton mjaft efikas  edhe per qytetaret te cilet ne vend qe t’i drejtohen normave te ulta te depozitave bankare mund t’i drejtohen per fitime tregut te kapitaleve. Publiku ka interesin qe te kete relacione optimale me bursen. Vetem ne kete menyre mund te realizohet nje burse reale e prekshme per publikun investitor, i cili tenton te gjeje vleren reale te investimeve “formale“. Vetem nje burse reale mund te siguroje ato biznese qe do te zgjedhin opsionin teorikisht te pakonsumuar te emetimit te aksioneve dhe te letrave te tjera me vlere me qellimin e absorbimit te fondeve ne kuadrin e perspektives se zhvillimit te aktivitetit te tyre. Nga sondazhet e bera, rezulton se me mijra biznese te licencuara nuk kane marre mundimin te zgjedhin rruget e favorshme qe ofron bursa, nga qe pjesa me e madhe e tyre u shmangen tatimeve dhe taksave. Personalisht mendoj se moskuotimi real ne burse i biznesit shqiptar, eshte shkaku kryesor i informalitetit i cili po e mbyt ekonomine shqiptare. Aktualisht Bursa e Tiranes e ka fituar statusin e te qenurit “i pavarur“. Ne menyre urgjente duhet nderhyre ne kthimin e saj nga nje “show room” institucional,  ne nje burse funksionale. Eshte koha qe te hiqet dore nga metodat skolastike te orientimit me seminare, konferenca, demagogji dhe vizita te pafundme jashte shtetit. Duhet punuar konkretisht per te imponuar tek “zoterinjte politikeberes“ per privatizimet strategjike ( nese ka mbetur ndonje therrime e ekonomise shqiptare per t’u privatizuar). Eshte evident fakti se privatizimet strategjike jane pjese arteriale e ekonomise se tregut. Me kete nenkuptojme se po te vihen ne levizje mekanizmat ligjore te shtetit ne kuadrin e privatizimeve strategjike, vlera e tyre potencialisht rritet

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kete aspekt aktivizimi i burses ne procesin e privatizimeve strategjike nuk perben nje “show elektoral“, por nje mundesi reale per gjithperfshirjen e qytetareve shqiptare ne .kete lloj investimi. Normalisht pas emetimit te pare (pjesemarrjes ne privatizim me letra me vlere), vazhdon cikli i dyte : ai i rivleresimit ne menyre te organizuar e te koncentruar prane burses. Duhet te jemi modest ne konceptimin e ketij rrethi vicioz. S’behet fjale per shpikje, as eksperimente por per te zbatuar ekperiencen e vendeve analoge per nga zhvilimi historik, social, ekonomik dhe politik. Nuk mund te integrohesh ne BE me sllogane demagogjike, si : ”pa integrim financiar s’mund te kete integrim”, por me institucione korrekte. Nese i referohemi direktivave te fundit te BE mbi sistemin bankar do te shohim se sa larg jemi dhe ku pretendojme te shkojme. Mbeten objektiva imediate te Burses dhe stafit te saj optimizimi i raporteve :  sistem bankar–burse, biznes–burse, individ – burse, etj. Nga kuadri skolastik dhe demagogjik i seminareve dhe konferencave formale, duhet kaluar tek puna studimore  mbi strategjine e zhvillimit te tregut te kapitaleve e ne konceptuar ne unison me privatimet strategjike. Nje gje e tille mund te realizohet me afrimin e investitoreve ne burse duke aplikuar metodat koherente te listimit dhe kuotimit, anetaresimit konkret dhe me objektiva te qarta ne organizma nderkombetare analoge, njohja ne menyre periodike me ecurine ekonomike te investitoreve te sferave te ndryshme te interesit. Vetem ne kete menyre mund te realizohen objektivat bashkekohore te ketij institucioni  kyc per ekonomine e tregut qe aspirojme.

Tashme ka ardhur momenti te kuptojme se nese aktualisht po pergjerohemi qe te integrohemi tek bashkesia europiane, nuk mund te shkojme me demagogji, por me institucione koherente te bazuara ne konceptet dhe ligjet e Oborrit te Familjes se Madhe Europiane. Perndryshe nuk do te na e hapin as deren e atij oborri, pa le per t’u futur brenda ne shtepi as qe behet fjale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?