Bushati: Projektbuxheti 2015, prioritet uja e borxhit publik

“Dhënia prioritet i ujes së borxhit publik dhe detyrimeve të prapambetura do të thotë rritje e besimit të biznesit vendas dhe rritje e kredibilitetit të Shqipëris në sytë e investitorëve të huaj”, ka pohuar ai.

Duke shtuar se nga pikpamja ekonomike, ulja e borxhit dhe kostos së shërbimit të borxhit është në vetvete një kursim parash që mund të shkojnë për investime.

“Në situatën e Shqipërisë, kemi një borxh të quajtur të papërballueshëm për ekonominë edhe kosto e shërbimit të tij është mjaft e lartë, 3.4 % e GDP-së, gati sa defiçiti buxhetor”, thotë ai. Sipas Bushatit, shërbimi ndaj borxhit, ulja e tij, krijon kushtet e një rritjeje të besimit si në tregjet ndërkombëtare adhe ato të brendshme që përkthehet në ulje të kostos së borxhit, rritje te investimeve të huaja, sepse Shqipëria shihet me sy favorizues nga investuesit e huaj qe shikojne se stabiliteti makroekonomik dhe performanca fiskale e kan kther vendin në një vend të besuar për të kryer investime. Gjithashtu kjo përmirëson edhe klimën e biznesit në vend, sepse ulja e borxhit në vetvete do të thotë që likujditeti në treg të mbetet në përdorim të firmave vendase”, ka përfunduar ai.

 

 

 

SHKARKO APP