Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me senatorin amerikan Marco Rubio, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin strategjik.

Në postimin e tij në Facebook, Bushati nënvizoi se Rubio e konsideroi këtë lidhje historike një shembull të shkëlqyer të miqësisë dhe diplomacisë, duke e cilësuar si një histori suksesi nga pikëpamja politike dhe diplomatike.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Përmes përkrahjes së saj, vendi ynë u kthye nga një vend i izoluar komunist në një partner dhe aleat të besueshëm të SHBA-së, dhe sot është vendi më proamerikan në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë vlerësim e ndava me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ra dakord se kjo lidhje historike është dëshmi e miqësisë së vërtetë mes dy vendeve dhe një histori suksesi nga pikëpamja politike dhe diplomatike.

Gjatë bisedës, theksova gjithashtu se Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës dhe simbol i paqes dhe bashkëjetesës në botë.

Në plan personal, u ndjeva krenar dhe i lumtur të dëgjoja se Nënë Tereza ishte shenjtore e familjes Rubio.

Po ashtu, pata nderin që, në emër të Kryeministrit Edi Rama, ta ftoja Sekretarin Rubio të vizitojë Shqipërinë, për të forcuar edhe më tej miqësinë e ngushtë mes dy vendeve. Ishte një takim mbresëlënës me një mik të madh të lirisë dhe demokracisë në botë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?