Bushati takon Sekretarin amerikan të Shtetit, Rubio: Shqipëria, mrekulli e diplomacisë amerikane

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ndërsa ndau foton e rastit, ambasadori Bushati u shpreh se “Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Nga një vend i izoluar komunist, me ndihmën e SHBA-ve u shndërruam dhe u rritëm si aleatët më të mirë. Sot, Shqipëria është vendi më pro-amerikan në botë”.

Sipas tij, Sekretari Rubio u shpreh me kënaqësi dakord se ky është një rast miqësie e vërtetë mes vendeve tona dhe se kjo është një “vlerësim i shkëlqyer” në aspektin e politikës dhe diplomacisë.

Gjithashtu, Bushati theksoi se “Shqipëria është vendi i Nënë Terezës dhe një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për botën tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një shënim personal, Bushati u shpreh jashtëzakonisht i gëzuar dhe krenar teksa mësoi se Nënë Tereza është shenjtorja e familjes Rubio.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Bushati ftoi Sekretarin Rubio, në emër të Kryeministrit Edi Rama, të vizitojë Shqipërinë për të ndërtuar më tej miqësinë e madhe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Bushati u shpreh se ky ishte një takim i paharrueshëm me një mik të madh të lirisë dhe demokracisë në botë.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?