Bustet nuk i shpikën ne, të tjerë i kishin gdhendur
Nga Gëzim Llojdia
Bustet nuk i shpikën ne, të tjerë i kishin gdhendur qyshkur. Mirëpo ndër ata popuj të përvëluar për buste, jemi edhe ne. Etimiologjinë e fjalës bust, mund ta ndërtojnë pramatarët e fjalës. A ka andej nga ju buste, pyetja juaj, mirëpo ky realiteti shqiptar më ngjet tepër i ccuditshëm. Ndërtojmë një korelacion, buste po sa pak kanë mbetur përmbi këtë tokë, dëshira cc’përmasa të mëdha disponon, për një copë bust. Në, ç’orbitale vërtiten kështu fjalët, por që përndritjen kanë. Por edhe te ajo, që quhet hapësirë e mendimit njerëzorë. Ku ti zhbriojmë, rrënjët e origjinës, vendlindjen e saj, përveçse, prore tek mentaliteti ynë.
1.
Në sytë e shqiptarëve, emri Kadare identifikon një shkrimtar shqiptarë që ka bërë epokë në letrat shqipe. Kështu, Kadare duke respektuar privacionet dhe të tjera vuajtje, që ju shkaktuan një kategorie të caktuar në regjimin e mëparshëm, aty nga viti ‘96 mendoi të shkruante një roman a diccka tjetër për rrëzimin e bustit. Bust, i që ishte në qendër të kryeqytetit shqiptar, kishte trazuar shumë shpirtra, prandaj në shkurtin e ftohtë të vitit ’91, u hoq shtatorja prej bronxi, mirëpo zhurma që la pas ende vijon sot e kësaj dite. Më kanë rrëfyer kur punoja kryeredaktor i gazetës “Zgjimi” në Vlorë, tek ndërtesa që po restaurohej na u tha se ai personi, që po kryen këto shërbime në ndërtesën atje ishte P. K, njeriu që i hoqi bustit, bulonat në mbrëmjen e 19 shkurtit. Aktualisht P. nuk jeton, prandaj po shkurtojë historinë. Më thanë se P kishte shkuar tek Kadare, jo tha tjetri, Kadare e ka kërkuar dhe ka biseduar rreth 6 orë ose më shumë, ku ky i fundit kishte rrëfyer se si i kishte hequr bulonat, bustit që gjendej prej vitit ‘85 në qendër të kryeqendrës shqiptare. Ne e shikuam me admirim, ndërkaq i kërkova një intervistë të koncentruar rreth kësaj ngjarje, ndërsa ai u rrudh dhe më tha: Po shkruan kësisoji një roman të gjatë, Kadare. Studiues, poet, shkrimtar kur bien në gjurmë të këtyre fakteve, sigurisht që i konsiderojnë si shkëlqim sermaje. Përpara ka faktet dhe njeriun, që i hoqi bustit, bulonat e fundit. Kështu si çdo shkrimtar edhe gjeniu i letrave, nisi ndoshta të hedh në letër një rrëfim të trilluar. A u shkrua rrëfimi i rremë është pyetja, që mund ti fanitet gjithsecilit, mirëpo shumë shpejt u mësua se personi nuk ishte ai, që i kishte hequr bulonat, bustit.
Kush ja sygjeroi shkrimtarit këtë personazh, kuptohet që shteti strukturat e SHIK, për të eliminuar autorët e vërtetë të cilët kishin pasur konflikte me, shkrimet e tyre nëpër gazeta e kishin sulmuar jo rrallë herë dhe në këto kushte ata u eliminuan duke ju serviruar shkrimtarit personazhe jo real të cilët fabrikonin ngjarje nga dimri i vitit ’91. Në 20 vjet kujtesa jonë ka regjistruar si një magnetofon gjysmë i prishur, shumë personazhe, ngjarje ku në thelb, qëndron mënyra se si e hodhën ata bustin, si i hoqën bulonat bustit, si ishin përgatitur ccfarë thanë, cfcarë kishin ndër mend dhe nuk e thanë dhe këta personazhe gjysmë fantazmë shfaqen të ndryshëm në vite të ndryshme, në të vërtetë cilët janë autorët e vërtetë? Që prej vitit ’91, njëzet e ca vjet histori ku gjithsecili rrëfen si i hoqi të fundmet bulona, bustit dhe çfarë do të kishte ngjarë nëse ai personazh nuk do të kishte hequr bulonat e fundit? Në këtë kurth ra ose ja shtirën edhe shkrimtarit të madh, rastin e një personazhi të rremë, që i kishte hequr bulonat e fundit bustit, mirëpo si ccdo rrëfim i rremë, pra ky soj rrëfimi errësire, fillon atje ku drita ka përfunduar atje, lindja humbur ka. Sa i vërtetë është ky rrëfim mund të mos ekzistojë fare mirëpo ato vite kështu u përfol nga goja e personazhit, që kishte shkuar deri te banesa e shkrimtarit, për të rrëfyer një histori të rreme. Gjuha vete ku dhëmbë. Një pyetje ngre: Sa vetë ishin ata, që i hoqën bulonat e fundit, bustit? Cilët ishin ata, që hodhën kavon, kush e tërhoqi, dhe sa për muhabet:Po dekoratat kush i mori ?
2.
Nëse do të njihni shkrimtarin Kujtim Agalliu nga Elbasani, ai ka shkruar disa vite më parë një tregim të titulluar: Busti. “Nuk di ç’të them,- fillon rrëfimin ai, por këto kohët e fundit më kishte pushtuar një delir madhështie që nuk e pata përjetuar kurrë më parë. Duke vijuar rrëfimin artistik Agalliu thotë: Dhe ja se ç’bëra, vendosa të porosisë një bust për vete sa jam ende gjallë. Por kur trokita në studion e skulptorit ai më pyeti: “Mos të ka vdekur ndonjë i afërt? Për cilin e do bustin?” “Pse po të jesh i gjallë nuk bëhen buste? Për vete e dua dhe jo për tjetër njeri. “Ai kapsalliti sytë dhe i menduar tha: “Mirë, mirë, nuk ka ndonjë të keqe xhanëm. . . por ne jemi mësuar të bëjmë buste për në varreza dhe ky rasti yt është paksa i veçantë”. “Ja, që ka dhe raste të tilla, i thashë, prandaj mos e vra mendjen po eja të bëjmë pazarin. “Mezi ramë në ujdi sepse unë kisha dëshirë ta bëja prej bronxi, por ai më kërkoi një çmim që nuk e gëlltisja dot: tre milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë lekë të reja. Nuk kisha këllqe ta përballoja këtë prandaj desha s’desha rashë dakord ta bëja prej allçie. U morëm vesh që ta bënte për dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë lekë dhe ato t’ia jepja me këste. I dhashë paradhënien, lamë afatin kur do ta shihja punën e të jepja pëlqimin për cilësinë e saj dhe pasi u përshëndeta u largova. Duke e përfunduar rrëfimin e tij Agalliu thotë: Kalimtarët, klientët e kafenesë dhe kamerierët u mësuan me këtë pamje të re dhe askush nuk e vrau mendjen të dinte, të pyeste apo të mësonte ndonjë të re se si mbiu papritur e papandehur ky bust këtu në rrëzë të mureve lindore të Kalasë. I interesuar për reagimin e njerëzve isha unë që ndërrova edhe zakon. Tani i kisha braktisur shokët e përditshëm dhe kafenë e pija këtu çdo mëngjes. Madje, nuk më bëhej të ikja e nuk ngopesha duke parë përjetësinë time. “S’ka problem, thosha me vete, tani ky duket si diçka e parëndësishme, por. . . por nesër kur të mos jemi më, dikush do të interesohet për të, do të dijë se pse është ngulur aty, i urtë, i bardhë e i pagojë. Ai ose ajo, do të lexojë emrin e atij, të cilit i dedikohet, do të bëhet kureshtar a kureshtare të mësojë për jetën e heroit dhe ja, kur befas para tyre shfaqem unë dhe vepra ime. Do të rrëmojnë nëpër raftet e pluhurosur të bibliotekave të gjejnë ndonjë libër timin (në gjetshin!) dhe do të interesohen të më integrojnë në shoqërinë e asaj kohe si një njeri që i ka dhënë vlera qytetit dhe kombit të tij. ” Ndërsa tjerrja këto mendime me mendjen time, një klient pasi doli nga bar-bufeja me këmbët që i kalamendeshin u drejtua andej nga ndodhej busti. I ra rrotull për disa minuta, sikur të donte ta kundronte me vëmendje dhe të zbulonte vlerat, të fshehtën dhe artistin që e kishte derdhur këtë kryevepër, u fsheh pas tij dhe. . . pasi zbërtheu zinxhirin e pantallonave. . . filloi të shurrojë. Tek rrija me gotën e rakisë pranë buzëve, m’u duk sikur po pija helm në vend të saj.