Buxheti 2015, Cani: Rrit ekonominë dhe ul borxhin
Një fakt të tillë, e ka bërë me dije vetë ministri i Financave Shkëlqim Cani, sipas të cilit, qeveria është e vendosur t’i arrijë këto objektiva. “Buxheti do shoqërohet edhe me një sërë reformash thelbësore si ajo e pensioneve, por edhe e energjisë”, vuri gjithashtu në dukje ai. Për të shtuar në këtë kuadër, edhe faktin se në afatin e mesëm synohet që të mbyllet shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, shoqëruar edhe me efektet që priten nga reforma administrative-territoriale etj. Kujtojmë sakaq, se sipas draftit të paraqitur për projekt-buxhetin 2015, qeveria synon të mbledhë 43 miliardë lekë të ardhura më shumë vitin e ardhshëm, pikërisht përmes mirëadministrimit dhe rritjes së taksave mbi qytetarët dhe biznesin. “Nuk janë shifra përfundimtare, por theksoj se 412 miliardë lekë është totali i të ardhurave”, theksoi Cani. Referuar gjithmonë draftit, pjesa më e madhe e kësaj rritje, rreth dy të tretat do të vijë pikërisht nga lufta ndaj evazionit fiskal, ndërsa 13 deri në 15 miliardë lekë do të jenë rritje direkte e taksave. Konkretisht, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), qeveria synon të mbledhë rreth 9.5 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Kurse nga akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), pretendohet që të mblidhen 7 miliardë lekë më shumë prej secilit. Shoqëruar edhe me mbi 8.5 miliardë lekë nga taksat kombëtare. Kjo sa u përket ndryshimeve në të ardhurat, sepse ludhur me shpenzimet, qeveria do të jetë më e përmbajtur në rritjen e tyre. Konkretisht, sipas draftit, parashikohet që ato totale të shkojnë në 469.9 miliardë lekë, nga 456.4 miliardë që janë këtë vit. Ndërsa investimet, të cilat përfshihen si zë brenda tyre, do të tkurren me vetëm 1.5 miliardë lekë.
TAKSAT
Paketa fiskale,
efekti në buxhet
10 miliardë lekë
Në paketën fiskale të vitit 2015, ministria e Financave planifikon të bëjë disa ndryshime, efekti i të cilave në buxhet llogaritet rreth 10 miliardë lekë. Pjesën dominuese në rritjen e të ardhurave do ta mbajë rritja e nivelit të akcizës për cigaret (20 lekë për paketë deri më 31 dhjetor 2015), duhanin me të dredhur (me 1400 lekë/kg deri në fund të vitit 2015), miratuar tashmë në Kuvend, ndërsa pritet rritje edhe për taksën e pijeve alkoolike dhe birrën. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës së cigareve, për vitin 2015, do të jetë rreth 3.4 miliardë lekë dhe 600 milionë lekë nga TVSH-ja. Ndërsa efekti në të ardhura për rritjen e taksës për duhanin me të dredhur është 200 milionë lekë për vitin e ardhshëm. Për vitin 2015 është parashikuar të ndryshojnë edhe disa zëra të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP). Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15%. Po ashtu, me 15% do të taksohen edhe depozitat, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë. Gjithashtu, pritet të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Po ashtu, do të vendosjet TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës. Një nga taksat nacionale që do të rritet është ajo e qarkullimit që mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), qe e rrit edhe me 5.4 lekë. Pra, rritja mund të jetë 120 lekë për litër. Ndërkohë, përjashtohet nga TVSH-ja sigurimi i automjeteve. Ministria e Financave parashikon uljen e taksave për sektorin e peshkimit, bujqësisë dhe fasonit dhe uljen e tarifave doganore për disa artikuj ushqimorë.
Kreu i Financave
Risitë e buxhetit 2015
sipas ministrit Cani:
– Mbështetet zhvillimi dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, kjo shprehet me rritje ekonomike për vitin 2015-2017.
– Ulja e rreziqeve makro-fiskale aktuale që sipas raportit të ri të ardhura-shpenzime trajtohet me uljen e borxhit publik.
– Buxheti do shoqërohet edhe me një sërë reformash thelbësore si ajo e pensioneve, por edhe e energjisë.
E M Ë R T I M I |
Buxheti 2015 |
Në % të PBB |
TOTALI I TË ARDHURAVE |
410,969 |
27.5% |
Të ardhura nga ndihmat |
12,000 |
0.8% |
Nga të cilat : mbështetje buxhetore |
2,000 |
0.1% |
Të ardhura tatimore |
377,069 |
25.3% |
Nga Tatimet dhe Doganat |
294,717 |
19.8% |
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar |
135,254 |
9.1% |
Tatimi mbi Fitimin |
23,547 |
1.6% |
Akcizat |
51,704 |
3.5% |
Tatimi mbi të Ardhurat Personale |
35,317 |
2.4% |
Taksa Nacionale dhe të tjera |
42,740 |
2.9% |
Taksa Doganore |
6,156 |
0.4% |
Të ardhura nga Pushteti Vendor |
13,563 |
0.9% |
Taksa Lokale |
8,066 |
0.5% |
Tatimi mbi Pasurinë (ndërtesat) |
4,017 |
0.3% |
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël |
1,480 |
0.1% |
Të ardhurat nga Fondet Speciale |
68,789 |
4.6% |
Sigurimi Shoqëror |
58,988 |
4.0% |
Sigurimi Shëndetësor |
8,801 |
0.6% |
Të ardhurat për kompensimin në vlerë të pronareve |
1,000 |
0.1% |
Të ardhura Jotatimore |
21,900 |
1.5% |
Tran.Fitimi nga Banka e Shqipërisë |
62 |
0.0% |
Të ardhura nga Institucionet Buxhetore |
15,127 |
1.0% |
Dividenti |
311 |
0.0% |
Tarifat e Shërbimeve |
3,400 |
0.2% |
Të tjera |
3,000 |
0.2% |
***** |
**** |
|
TOTALI I SHPENZIMEVE |
469,997 |
31.5% |
Shpenzime Korrente |
375,636 |
25.2% |
Personeli |
75,393 |
5.1% |
Paga |
63,555 |
4.3% |
Kontributi për Sigurime Shoqërore |
10,538 |
0.7% |
Fondi i veçantë i pagave |
1,300 |
0.1% |
Politikat të reja pagash për Policinë e Shtetit |
|
|
Interesat |
51,550 |
3.5% |
Të Brendshme |
39,188 |
2.6% |
Të Huaja |
12,362 |
0.8% |
Shpenzime Operative Mirëmbajtje nga të cilat: |
39,553 |
2.7% |
Të qeverisjes qendrore |
34,993 |
2.3% |
Arsimi i Lartë |
2,800 |
0.2% |
Të tjera jashtë limitit |
1,760 |
0.1% |
Subvencionet |
1,760 |
0.1% |
Shpenzime për Fondet Speciale |
143,662 |
9.6% |
Sigurime Shoqërore |
106,048 |
7.1% |
Sigurime Shëndetësore |
35,014 |
2.3% |
Politika të reja pensionesh |
1,200 |
0.1% |
Shpenzime për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve |
1,400 |
0.1% |
Shpenzime për Buxhetin Vendor |
40,118 |
2.7% |
Granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor |
23,555 |
1.6% |
Fond i pakushtëzuar |
12,455 |
0.8% |
Fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës vendore |
11,100 |
0.7% |
Të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore |
13,563 |
0.9% |
Buxheti Lokal (Të ardhurat nga transferimi i rentës) |
400 |
0.0% |
Buxheti Lokal (Nga të ardhurat jo-tatimore) |
2,600 |
0.2% |
Shpenzime të tjera |
23,600 |
1.6% |
Pagesa e Papunësisë |
1,000 |
0.1% |
Ndihma Ekonomike dhe Paaftësia |
19,000 |
1.3% |
Kompensim për ish-të përndjekurit politike |
2,000 |
0.1% |
Kompensim për shtresat në nevojë |
1,600 |
0.1% |
Fondi Rezervë, Kontigjenca |
5,500 |
0.4% |
Fondi Rezervë |
1,500 |
0.1% |
Fond Kontigjence |
4,000 |
0.3% |
Shpenzime Kapitale |
65,861 |
4.4% |
Financimi Brendshëm |
27,549 |
1.8% |
Nga të ardhurat e Arsimit të Lartë |
1,000 |
0.1% |
Financimi i Huaj |
37,312 |
2.5% |
Detyrimet e prapambetura |
20,000 |
1.3% |
Detyrimet e infrastrukturës |
20,000 |
1.3% |
Detyrimet tatimore |
|
|
Të tjera |
|
|
Huadhënie Neto për Energjinë |
3,000 |
0.2% |
DEFIÇITI |
-59,028 |
-4.0% |
Financimi defiçitit |
59,028 |
4.0% |
Brendshëm |
35,211 |
2.4% |
Të ardhura nga privatizimi |
|
|
Hua-marrje e brendshme |
35,211 |
2.4% |
I Huaj |
23,817 |
1.6% |
Hua afatgjatë (e marrë) për projekte |
76,775 |
5.1% |
Ripagesat |
-66,958 |
-4.5% |
Mbështetje buxhetore |
14,000 |
0.9% |
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) |
1,492,070 |
100% |