Buxheti 2015/1.4 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Qeveria shqiptare synon t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri.

Për këtë, ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisën procesin e konsultimit me grupet e interesit për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së.

Si hap të parë për ndërmarrjen kesaj reforme, qeveria planifikon inventarizimin e dosjeve si dhe nxjerrjen e një fature financiare për kompensimin. Vetëm pasi të nxjerret kjo faturë financiare, e cila ka munguar për 23 vite me radhë, do të mund të nisë hartimi i formulës së kthimit dhe kompensimit të pronave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë Kryetare e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sonila Qato, theksoi se realizimi i një refore ligjore në ketë fushë me qëllim kryesor përmbylljen e procesit të kthimit të pronës, si dhe krijimin e një mekanizmi efektiv kompensimi, si premisë për zhvillimin eknomik, është një nga prioritet e AKKP-së. Konkretisht, tha Qato, po punojmë për nxjerrjen e faturës së detyrimit që shteti u ka pronarëve. Për këtë, ajo informoi se janë ngritur dy grupe pune që po punojnë për evidentimin e tokës shtetërore që mund të përdoren për kompensim fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse ende nuk ka nj faturë sipas ministrisë së Financave, buxheti i shtetit rëndohet gjatë vitit nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, të cilat pothuajse në të gjitha rastet janë në favor të paditësit, me një efekt financiar të konsiderueshëm. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?