Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 08:59 Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme thirrjet për dialog me studentët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Buxheti 2026 një piramidë mashtrimi”, Berisha: Do të riparaqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik

Lajme E hënë, 8 Dhjetor 2025 15:03
”Buxheti 2026 një piramidë mashtrimi”, Berisha: Do të riparaqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sali Berisha këtë të hënë ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, ku u shpreh se buxheti për 2026 nga qeveria ”Rama 4” është një piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje ndaj shqiptarëve. Ai u ndal edhe në rritjen e çmimeve dhe kostove të jetesës, që sipas tij çon në rritjen e taksave. Berisha tregoi se do të ri paraqitet nga PD në Parlament amandamenti për minimumin jetik, që sipas tij duhet të jetë mbi 200 euro.

”Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë publikë prodhimi, që predominojnë mbi sektorin privat. Kurse këtu shteti predominon në ekonomi me 2 kontribute kryesore. Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera, duke mbajtur një makineri gjigande të punësuarish dhe rritjen e tyre. Rritjen fiktive siç do ta shohim këtu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Para 8 minutash
Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 11 minutash
Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Para 2 orësh

Së dyti, shteti kontribuon me taksën neto. Çfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, etj., pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të. Por shikoni çfarë ndodh. Ndodh që çdo rritje çmimi, rrit taksën. Në qoftë se çmimi i qumështit kalon nga 2 në 4 euro, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet dhe kështu për të gjithë zinxhirin e çmimeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, një rritje që i detyrohet rritjes së çmimeve. Në një kohë kur jo rritja e çmimeve, por stabiliteti i tyre dhe pse jo në raste të caktuara ulja për shkak të konkurrencës etj., është përfitimi madhor i qytetarëve shqiptarë. Për ta zbërthyer më tutje këtë buxhet. Sot vetëm nga viti 2023 gjer në vitin 2025, me 200 euro merr më pak seç merrje 3 vite më parë me 160 euro. Po, e provuar, e faktuar. Rritja e çmimeve sipas Eurostat-it krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%.

Por tani ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së. Unë personalisht e besoj studimin e tij. Është ekspert me reputacion. Do të paraqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik. Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. DO të paraqesim dhe elementet bazë të platformës tonë për ripopullimin e vendit. Po ecim drejt një humnere kombëtare. Duhen deri në 50 vite të arrijmë aty ku ishim, nëse veprojmë sot”, tha ai.

Etiketat e lidhura

BerishaBuxheti 2026PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 8 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 11 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 13 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.