Buxheti i spitaleve – Trauma dhe ISHP kërkojnë shtim të fondeve

Spitali i Traumës dhe Instituti i Shëndetit Publik kërkojnë më shumë buxhet se ai i parashikuar nga ministria e Shëndetësisë. Sipas drejtuesit të spitalit të Traumës, në urgjencë paraqiten 150 persona në ditë ndërsa spitali vuan nga infrastruktura, mungesa e kapaciteteve dhe ngrohja.

Spitalet kërkojnë më shumë buxhet se sa ai i parashikuar nga qeveria me qëllim përmirësimin e shërbimeve të tyre. Të thirrur në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, drejtuesi i spitalit të Traumës Gjovalin Bushi dhe drejtori i ISHP Arjan Bregu parashtuan problematikat  në këto insitucionet spitalore.

Gjovalin Bushi: Me 425 ne kemi kërkuar dyfishin, dmth bëhet fjalë për 884 që ne mos dalim në TV asnjëhere se drejtori i spitalit nuk ka ngrohje, ngrohja paguhet dhe duhet të jetë 24 orë. Që mos dalë në TV se drejtori ska shiringa, bëhen me lekë dhe llogari këto punë. Ne menaxhojmë ato lekë që na japin.

Arjan Bregu: I gjithë buxheti i ISHP është një buxhet simbolik pasi nuk e kalon vlerën e 5 mln dollarëve në total, ku pjesa dërmruese shkon për programin e imunizmit.

Drejtorja e QSUT Ogerta Manstirliu prezantoi disa nga ndërhyjet e reja sic është ai i ndërtimit të spitalit të ri të sëmundjeve të brendshëm.

Ogerta Manstirliu: Për herë të parë do të mbështesim dhe do të fusim një pajisje që prej vitesh nuk përdorej në QSUT dhe do të garantojë fillimin e punës nëpërmjet fillimit të punës me materiale por edhe rritje të kapacitetit të stafit.

Gurpet e interesit, si shoqata e talasemikëve thanë se më këtë buxhet nuk ndihmohen personat që kanë nevojë për transfurzion ose pacientët e sëmundjeve kronike.

SHKARKO APP